Policia rajonale në Ferizaj vazhdon me aktivitetet në terren, për siguri më të madhe në komunikacion
Brenda 24 orëve të fundit njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar katër aksidente trafiku, prej tyre: tri me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe një me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 225 gjoba për kundërvajtje.
“Policia rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftim, transmeton “Zëri”.