Kurti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në fokus të diskutimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Në takimin që patëm sot në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, vazhduam bisedën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Është e tejet e rëndësishme që, nëpërmjet pranimit në Këshill, Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrje në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.