Kane e shkruan historinë, bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje për Anglinë

Harry Kane ka hyrë në histori të futbollit anglez, duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje për përfaqësuesen e Anglisë.

Kapiteni i “Tre Luanëve” është përzgjedhur në formacionin titullar për ndeshjen ndaj Kroacisë në Wembley, duke arritur kuotën e 126 paraqitjeve.

Sulmuesi i Bayern Munichut ka kaluar kështu legjendën Peter Shilton, i cili e mbante rekordin me 125 ndeshje për Anglinë.

Shilton ishte pjesë e përfaqësueses nga viti 1970 deri më 1990 dhe do të jetë i pranishëm në Wembley për t'ia dorëzuar një mirënjohje të veçantë Kane.

Kane kishte barazuar rekordin në fillim të tetorit, kur shënoi dy gola në fitoren 3:0 ndaj Çekisë.

Ai tashmë është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Anglisë, me 91 gola të realizuar.

Ky sukses vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme për sulmuesin anglez, i cili është shpërblyer edhe me Topin e Artë, duke u bërë anglezi i parë pas 25 vjetësh që fiton këtë çmim. /Zëri