Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë deri në krijimin e kushteve të sigurta për punë

Inspektorati Qendror i Punës, njofton se gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Prishtinë, ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Si rezultat i këtyre konstatimeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, “deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.