Alaudin Hamiti thyen heshtjen për largimin e Behares nga Big Brother

Moderatori i Big Brother VIP Kosova 5, Alaudin Hamiti, ka dhënë një sinjal lidhur me largimin e Behare Maksutajt nga shtëpia e këtij reality shou.

Përmes një postimi në InstaStory, Hamiti ka hapur mundësinë që ndjekësit t’i drejtojnë pyetje në mënyrë anonime.

Njëri prej tyre e ka pyetur se përse Behare Maksutaj u largua nga shtëpia e BBVK-së.

Përgjigjja e moderatorit ka ngjallur kureshtje, pasi ai nuk e ka zbuluar drejtpërdrejt arsyen, por ka paralajmëruar se gjithçka mund të bëhet më e qartë ditën e nesërme.

“Mendoj që nesër do ta kuptoni arsyen pse Beharja u largua nga Big Brother”, ka shkruar Hamiti.

Kështu, mbetet të shihet nëse gjatë spektaklit të radhës do të jepen detaje të reja për largimin e ish-banores dhe arsyet që çuan në këtë vendim.

Megjithatë, u tha se kishte një urgjencë jashtë shtëpisë dhe kjo ishte arsyeja e vetme. 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)