Diomande nuk i harron rrënjët, ylli i Real Madridit i befason tifozët me dhurata
Yan Diomande ka bërë një gjest të veçantë gjatë qëndrimit në grumbullimin e Kombëtares së Bregut të Fildishtë.
Futbollisti i Real Madridit ka shpërndarë para për disa tifozë të rinj që ishin mbledhur për të parë stërvitjen e ekipit kombëtar.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe kanë marrë vëmendje të madhe.
Një prej të rinjve që përfitoi nga gjesti i sulmuesit tregoi se kishte marrë prej tij një bankënotë prej 10 mijë frangash CFA, afërsisht 15 euro, si dhe ushqim e fruta.
ë Para quitarse el sombrero: Diomandë regala dinero a multitud de aficionados en Costa de Marfil Fuente: Le Media 100Filtre - Ange Leho https://t.co/pSrBCD4jgm
— laSexta Deportes (@Sexta_Deportes) November 12, 2026
Veprimi i 19-vjeçarit është vlerësuar nga tifozët, të cilët e kanë përshëndetur për mënyrën se si u afrua me ta dhe për kujdesin ndaj të rinjve në vendlindje.
Diomandé po përjeton një ngritje të madhe në karrierën e tij, por nuk ka harruar të tregojë lidhjen me vendin e tij.
Tashmë ai synon ta dëshmojë veten edhe në fushë, ku Bregu i Fildishtë e pret një përballje e dyfishtë me Gambinë në eliminatoret e Kupës së Afrikës 2027. /Zëri