Shqipëria shihet favorite ndaj Finlandës për ndeshjen e sotme

Shqipëria shihet favorite për ndeshjen e sotme ndaj Finlandës.

Sipas simulimeve të publikuara nga OPTA, Kombëtarja shqiptare ka më shumë gjasa ta fitojë ndeshjen e sotme në Ligën e Kombeve, e cila do të  zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Pra, Shqipëria ka 49,1% gjasa për fitore, ndërsa Finlanda vetëm 25,3%. Barazimi vlerësohet me 25,6%.

Ndeshja zhvillohet sonte, më 12 nëntor, me fillim nga ora 20:45.