Rrëfimi prekës i bashkëshortes së Robert Enkes: Ai nuk e përballoi kurrë humbjen e vajzës

Një histori tejet prekëse për Robert Enken është zbuluar nga bashkëshortja e tij, Teresa, 17 vjet pas vdekjes së ish-portierit të Barcelonës dhe përfaqësueses së Gjermanisë.

Ajo zbuloi se në ditën e fundit të jetës Enke kishte shkuar te varri i vajzës së tyre, Lara, dhe kishte lënë një mesazh në formë zemre: “Lara, babi po vjen”.

Vogëlushja kishte vdekur në moshën dyvjeçare, në vitin 2006.

Teresa tregoi se bashkëshorti i saj nuk arriti ta përballonte tragjedinë dhe se depresioni vazhdoi ta rëndonte për vite me radhë.

Robert Enke vdiq më 10 nëntor 2009, në moshën 32-vjeçare. /Zëri