Beteja e heshtur e Souçekut, kapiteni çek përballet me një realitet të ri

Tomas Souçek po kalon një periudhë të ndërlikuar me përfaqësuesen e Çekisë, ku pas disa vitesh si kapiten ka humbur shiritin e liderit të skuadrës. Mesfushori i West Hamit nuk është më kapiten, ndërsa këtë rol e ka marrë Ladislav Krejçi.

Vendimi erdhi pas polemikave me tifozët, pas ndeshjes ndaj Gjibraltarit, kur futbollistët çekë refuzuan t'i përshëndesnin përkrahësit në tribuna.

Situata u bë edhe më e vështirë pas Botërorit 2026, ku Çekia u eliminua në fazën e grupeve.

Souçeku madje kishte menduar edhe largimin nga përfaqësuesja, por trajneri i ri Santi Denia arriti ta bindte të vazhdonte.

Tashmë 31-vjeçari është rikthyer në ekip pas lëndimit dhe është ftuar për ndeshjet e nëntorit ndaj Spanjës dhe Kroacisë. /Zëri