Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara nuk është pjesë e rendit të ditës së seancës së Kuvendit të Kosovës

E pyetur lidhur me këtë çështje Haxhiu është përgjigjur shkurt.

“Nuk është në rend dite. Por, nëse kemi kërkesa, atëherë vendosin deputetët”.