Arrestohen ish-drejtori dhe menaxheri i një kompanie në Mitrovicë, dyshohet se keqpërdorën mbi 62 mijë euro

Ish-drejtori dhe menaxheri i një kompanie në Mitrovicë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur mbi 62 mijë euro.

Të njëjtit ngarkohen me veprën penale “Mashtrim lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar”, shkruan Zeri.info.

Sipas Policisë, të dyshuarit që kanë pranuar dy grante në vlerë rreth 575.736 euro, të cilat kanë qenë të dedikuara për furnizim me makineri dhe pajisje në fushën e hortikulturës, ku dyshohet se kanë shkaktuar dëm në vlerë rreth 62.902 euro.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Mashtrim lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar

Mitrovicë, 2022-2023, NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri ish-drejtor, tjetri menaxher i një kompanie, pasi dyshohet që kanë pranuar dy grante në vlerë rreth 575.736 euro, të cilat kanë qenë të dedikuara për furnizim me makineri dhe pajisje në fushën e hortikulturës, ku dyshohet se kanë shkaktuar dëm në vlerë rreth 62.902 euro. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri