Vidhen pajisje në vlerë prej 30 mijë eurosh në objektin e braktisur të RTK-së në Obiliq
Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Bakshi të Obiliqit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në objektin e braktisur të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe kanë vjedhur pajisje në vlerë rreth 30 mijë euro.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga objekti janë marrë një gjenerator, kontejnerë dhe pajisje të tjera.
Rasti është raportuar më 11 nëntor 2026, ndërsa me vendim të prokurorit, ai vazhdon të hetohet. /Zëri