Tahiri: Komisioni për Legjislacion sot shqyrton dekretin e Presidentes për Ligjin për Specialen, më pas shkon në seancë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, tha se sot Komisioni për Legjislacion sot në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtojë dekretin e Presidentes për Ligjin për Specialen dhe se më pas pritet që ky ligj të shkojë në seancë.
“E kemi ftuar Komisionin me nënshkrimin e deputetëve të Aleancës, PDK-së dhe nga Grupi Multietnik. Pritet të shkojë Ligji në seancë dhe prej aty marrim vendimin e merituar. Nuk guxojmë të humbim kohë”, tha Tahiri.