Dardanët me njoftim të rëndësishëm për tifozët e Kosovës, para lojës me Izraelin
Tifogrupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, Dardanët, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Dardanët u kanë bërë thirrje tifozëve për t’i tërhequr biletat e ndeshjes të së shtunës në Funclub.
Ata e kanë sqaruar edhe protokollin që duhet ndjekur, ndërsa synojnë ta bëjnë një organizim sa më të mirë të ndeshjes, me sjellje shembullore dhe me synimin që djelmoshat në fushë t’i sigurojnë tri pikë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Dardanëve: