Raphinha në ndjekje të Këpucës së Artë, Mbappe dhe Yamali pas tij

Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, po konfirmohet si njëri prej favoritëve për Këpucën e Artë evropiane.

Me 15 gola në kampionat, braziliani ka arritur në kuotën e 30 pikëve dhe ndodhet vetëm një pikë larg kreut të përgjithshëm.

Vendin e parë aktualisht e mban Ede Oloko i Liepajas me 31 pikë, falë 31 golave të realizuar në kampionatin leton.

Megjithatë, për shkak të sistemit të pikëzimit, ku golat në pesë ligat kryesore evropiane vlejnë dy pikë, Raphinha është shumë pranë kalimit në pozitën e parë.

Braziliani është gjithashtu vetëm tri realizime larg rekordit të tij personal në kampionatin spanjoll.

Pas tij në renditjen e ligave të mëdha vjen Kylian Mbappe me 13 gola, ndërsa bashkëlojtari i tij te Barcelona, Lamine Yamal, ka realizuar 10.

Renditja e përgjithshme dëshmon formën fantastike të sulmuesit katalanas, i cili synon ta shndërrojë këtë sezon në një nga më të mirët e karrierës së tij. /Zëri