Luksemburgu mbështet projektet mjedisore të Kosovës

Kosova synon të thellojë bashkëpunimin me Luksemburgun në restaurimin e lumenjve, mbrojtjen e biodiversitetit dhe rigjenerimin urban.

Për këto çështje, ministrja Fitore Pacolli ka zhvilluar takim bilateral me Andrew Ferrone, shef i Delegacionit të Luksemburgut, në kuadër të konferencës COP31.

Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit është konfirmuar mbështetja financiare për projektet mjedisore të Kosovës, në kuadër të Strategjisë Ndërkombëtare të Luksemburgut për Klimën 2026–2030.

Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e deritanishme përmes LuxDev, ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi do të synojë edhe mbështetjen për Vizionin Hapësinor të Kosovës 2050 dhe Planin Hapësinor.