Festina Kurteshi nga Gjilani ligjëron në Berlin Global Forum 2026 para pjesëmarrësve nga e gjithë bota

Festina Kurteshi nga Gjilani, ishte e ftuar në Berlin Global Forum 2026 për të mbajtur një ligjëratë mbi etikën, politikën dhe lidershipin, në një forum ndërkombëtar me rreth 100 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Kurteshi ishte e ftuar për të mbajtur një ligjëratë para pjesëmarrësve të forumit me temën “Beyond Power: The Philosophy of Good Politics” (Përtej pushtetit: Filozofia e politikës së mirë).


Ligjërata trajtoi dimensionin etik të politikës, duke vënë në pah rëndësinë e integritetit, përgjegjësisë, vlerave morale dhe angazhimit për të mirën e përbashkët, përtej interesave të ngushta politike dhe ushtrimit të pushtetit.
Rrugëtimi akademik dhe profesional

Festina Kurteshi ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Diplomatike të Gjenevës.

(Geneva School of Diplomacy and International Relations), në Zvicër. Gjatë rrugëtimit të saj profesional, ajo ka punuar me Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Gjenevë, duke kontribuar në angazhimet dhe aktivitetet që lidhen me Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Aktualisht, Kurteshi është e angazhuar në aktivitete akademike dhe ligjërime në forume të ndryshme ndërkombëtare, në kryeqendra evropiane si Gjeneva, Berlini, Vjena, Brukseli, Amsterdami e Parisi, ku trajton tema që ndërlidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacinë, etikën politike dhe lidershipin.


Përveç përgatitjes akademike dhe përvojës ndërkombëtare, ajo flet tri gjuhë të huaja: anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, duke lehtësuar komunikimin dhe bashkëpunimin me përfaqësues nga vende dhe kultura të ndryshme.

Pjesëmarrja e saj në Berlin Global Forum 2026 përfaqëson një tjetër përvojë në rrugëtimin e saj ndërkombëtar dhe një mundësi për të prezantuar perspektivat dhe idetë e saj në një platformë me karakter global.

Angazhime të tilla akademike dhe profesionale të të rinjve nga Gjilani dhe Kosova në skenën ndërkombëtare përbëjnë një vlerë të shtuar për qytetin dhe vendin, duke dëshmuar rëndësinë e investimit në dije, profesionalizëm dhe përfaqësim ndërkombëtar.

Ky është artikull i sponsorizuar.