Mbappe shpërblehet nga La Liga
Mbappé shpallet lojtari më i mirë i La Ligës për muajin tetor
Kylian Mbappé është zgjedhur lojtari më i mirë i La Ligës për muajin tetor, pas paraqitjeve vendimtare me fanellën e Real Madridit.
Sulmuesi francez ndihmoi skuadrën madrilene të regjistronte tri fitore në tri ndeshjet e zhvilluara në kampionat gjatë këtij muaji.
Mbappé realizoi katër gola, duke shkëlqyer me nga një dopietë në fitoren 4:1 ndaj Sevillas dhe në El Clasicon kundër Barcelonës, ku Real Madridi triumfoi 1:2 në Camp Nou.
Ndërkohë, madrilenët kishin fituar edhe ndaj Villarrealit me rezultat 1:0.
Në përfundim të muajit tetor, francezi kishte regjistruar 11 gola dhe dy asistime në La Liga, duke qenë një prej protagonistëve kryesorë të skuadrës së tij.
Për këtë çmim, Mbappé triumfoi në garën ku ishin të nominuar edhe Lamine Yamal, Gonçalo Guedes, Alejandro Grimaldo dhe Matías Dituro.
Ky është çmimi i dytë i tillë për francezin, pasi e kishte fituar edhe në janar të vitit 2025. /Zëri