Pas 11 vjetësh Ronaldinho rikthehet në futbollin zyrtar, mund ta nisë lojën nga minuta e parë

Një prej futbollistëve më spektakolarë të gjeneratës së tij është pranë rikthimit në fushë.

Ronaldinho pritet të debutojë me fanellën e Ravennas në derbin ndaj Forli, ndërsa sipas raportimeve nga Italia, ekziston mundësia që braziliani të luajë që nga minuta e parë.

Gazetari Nicola Binda ka zbuluar se ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit pritet të marrë pjesë në stërvitjen përfundimtare para ndeshjes.

“Duhet të jetë në dispozicion dhe mund të nisë si titullar, duke luajtur deri në momentin kur trupi do t'ia mundësojë”, ka deklaruar ai.

Në moshën 46-vjeçare, Ronaldinho do të rikthehet në një ndeshje zyrtare pas një pauze shumëvjeçare.

Prania e tij ka krijuar interesim të madh, por trajneri Andrea Mandorlini duhet të kujdeset edhe për aspektin sportiv, pasi Ravenna synon të luftojë për kreun e tabelës.

Binda ka theksuar se ky rikthim nuk duhet parë vetëm si një ngjarje mediatike. “Futbolli ynë, që shpesh e merr veten tepër seriozisht, ka nevojë edhe për spektakle të tilla”, ka përfunduar ai. /Zëri