Sadiku kërkon shkarkimin e Rashiqit: Pse po tolerohen deklaratat antishtetërore?
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit Nenad Rashiq, duke ngritur pikëpyetje për mosshkarkimin e tij nga detyra.
Sadiku ka kritikuar atë që e cilëson si tolerim të deklaratave antishtetërore, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës.
“Pse nuk po shkarkohet Rashiqi pas këtyre deklaratave? Kosova ka ‘zot shtëpie’ thoshin. Ku është tash ai zot shtëpie, kur një ministër serb bën deklarata antishtetërore dhe flet kundër interesave të Kosovës?”, ka deklaruar Sadiku.