Rifillon mbledhja e Komisionit hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Ka rifilluar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, pasi në mëngjes dështoi të mbahej për shkak se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë, raporton Zeri.info.

Kësisoj, kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, propozoi që mbledhja të shtyhet për në orën 12:00, propozim ky që u miratua nga anëtarët e tjerë të Komisionit.

Ky komision është formuar për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Në rend dite të këtij Komisioni është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm. /Zëri