Kosova humb nga Italia, gjithçka vendoset në ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë
Kombëtarja e Kosovës në futsall është mposhtur nga Italia me rezultat 3-0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2028.
Në përballjen e zhvilluar në Itali, vendasit arritën të shënonin tri herë, duke e fituar ndeshjen dhe duke ia shkaktuar Kosovës humbjen e dytë radhazi ndaj tyre.
Golashënues për Italinë ishin Gabriel Motta, Antonio Molaro dhe Maurizio Silvestri.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, Italia kishte triumfuar me rezultat 4-3, në një takim ku Kosova kishte treguar karakter, duke u rikthyer nga disavantazhi prej tri golash, por në fund nuk kishte arritur të shmangte humbjen.
Pas kësaj disfate, Kosova mbetet me tri pikë në Grupin 10, të fituara në përballjen ndaj Gjeorgjisë.
Ndeshja e fundit e grupit, pikërisht kundër Gjeorgjisë, do të jetë vendimtare për synimin e Dardanëve për të siguruar një vend në fazën e play-offit.
Kombëtarja e jonë do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë përballje për të vazhduar garën drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror 2028.