Ylli i ri i Liverpoolit për Yamalin: Luajti sikur fusha të ishte e tij

Rio Ngumoha, talenti i ri i Liverpoolit, nuk i ka kursyer elozhet për Lamine Yamal.

Në një intervistë për gazetën “The Independent”, anglezi e cilësoi yllin e Barcelonës si një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe një shembull për gjeneratën e re.

Sipas Ngumohas, ajo që po bën 19-vjeçari me fanellën e Barcelonës ka ndryshuar mënyrën se si futbollistët e rinj e shohin lojën.

“Ajo që po bën ai është e jashtëzakonshme. Na frymëzon të luajmë me liri”, u shpreh talenti i Liverpoolit.

Ngumoha veçanërisht e vlerësoi mënyrën se si Yamal sillet në fushë, duke theksuar se ai luan me një vetëbesim të jashtëzakonshëm, sikur i gjithë stadiumi të ishte skena e tij. /Zëri