McTominay kaloi momente të vështira para Botërorit: U desh ndërhyrje në zemër

Scott McTominay ka rrëfyer një episod të vështirë shëndetësor që e kishte përjetuar në prag të Kupës së Botës 2026.

Mesfushori skocez zbuloi se vetëm dy ditë para ndeshjes hapëse kundër Haitit kishte pasur probleme me ritmin e zemrës.

“Duhej t'i nënshtrohesha një shkarkimi elektrik në zemër”, tregoi futbollisti i Napolit, i cili në atë periudhë ishte në formë shumë të mirë fizike.

Megjithatë, pas trajtimit dhe miratimit nga mjekët, ai luajti kundër Haitit, Marokut dhe Brazilit.

Problemi u trajtua përfundimisht në fillim të shtatorit, kur McTominay iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël për korrigjimin e aritmisë.

Për këtë arsye ai mungoi në grumbullimin e mëparshëm të kombëtares, ndërsa rikthimin në fushë e bëri një muaj më vonë.

“Jam mirë dhe ndihem shumë më mirë se më parë. Ishte diçka që duhej bërë”, deklaroi 29-vjeçari, i cili tashmë është rikthyer edhe te Skocia për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës. /Zëri