Përfundon faza e parë e restaurimit të Kullës së Haxhi Zekës në Pejë
Kanë përfunduar punimet e fazës së parë në Kullën e Haxhi Zekës, në Leshan të Pejës, monument i shekullit XIX dhe një shembull i rëndësishëm i arkitekturës tradicionale.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, e cila ka njoftuar se së shpejti do të nisin punimet përfundimtare për funksionalizimin e plotë të kullës.
“Së shpejti nisin punimet përfundimtare, me qëllim funksionalizimin e plotë të kullës”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.
“Përmes këtyre ndërhyrjeve, po kujdesemi që trashëgimia jonë kulturore të ruhet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm”, ka theksuar ajo.