Vinicius mahnit me formën fizike, pamjet bëhen hit në internet
Fiziku i Vinicius Junior ka tërhequr vëmendjen e madhe në rrjetet sociale, pasi futbollisti brazilian është shfaqur në një formë të jashtëzakonshme fizike gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e Brazilit.
Gjatë stërvitjes së sotme, kamerat kanë kapur një moment ku duken qartë muskujt e barkut të yllit të Real Madridit.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen e tifozëve. /Zëri