Kuvendi njofton për seancën e jashtëzakonshme për nesër

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën, më 11 nëntor, debat parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.

Seanca është caktuar të nisë në orën 13:00, transmeton Zeri.info.

Në rend dite është vetëm një pikë: debati parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian dhe adresimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të tij. /Zëri