Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme do të nisë intervistimi i dëshmitarëve nga Komisioni hetimor parlamentar

Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt pritet që gjatë javës së ardhshme të nisë intervistimin e dëshmitarëve.

Kështu ka njoftuar kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot ka nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët.

“Në emër të Komisionit Hetimor, sot kam nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët. Gjatë javës së ardhshme fillojmë intervistimet, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi”, shkroi Ramadani.