A po e mposhtin lëndimet Neymarin? Ylli brazilian po e mendon seriozisht pensionimin

E ardhmja e Neymarit në futbollin profesionist po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.

Sulmuesi brazilian, i lodhur nga problemet e vazhdueshme fizike dhe lëndimet që e kanë penguar të luajë rregullisht, po e konsideron seriozisht mundësinë e pensionimit.

Sipas “Goal”, duke iu referuar mediumit francez “Foot Mercato”, 34-vjeçari foli për të ardhmen gjatë një bisede me krijuesin e përmbajtjeve Cris Guedes, në një aktivitet të Kings League.

Neymar tha se dëshiron të luajë në këtë garë në vitin 2030, por përgjigjja e tij për mundësinë e vazhdimit të karrierës deri atëherë ishte shqetësuese.

Kur Guedes i kujtoi se në atë kohë do të ishte vetëm 39-vjeçar dhe mund të kishte edhe pesë apo gjashtë sezone përpara, Neymar u përgjigj se nuk ishte aq e thjeshtë dhe se, po të ishte në vendin e tij, do ta kuptonte situatën.

Problemet fizike kanë ndikuar dukshëm në vitet e fundit të karrierës së brazilianit, i cili po e ka gjithnjë e më të vështirë të rikthehet në nivelin që dëshiron. Megjithatë, ai ende nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për pensionimin. /Zëri