Capello e krahason Yildizin me Lamine: Është Yamali i Italisë
Fabio Capello ka bërë një krahasim të veçantë mes talentit të Juventusit, Kenan Yildiz, dhe yllit të Barcelonës, Lamine Yamal.
Trajneri i njohur italian e vlerësoi futbollistin turk gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit “Bulgarelli”, ku Yildiz u shpërblye si mesfushori më i mirë i sezonit të kaluar.
“Është futbollisti që bën gjëra që nuk do t'i imagjinoje. Na mungon ai, i mungon Juventusit dhe futbollit. Ka imagjinatë dhe ua përcjell atë edhe të tjerëve. Ai është Lamine Yamal i Italisë”, deklaroi Capello.
Yildiz aktualisht po rikuperohet nga një lëndim në këmbë, ndërsa ka bërë të ditur se shpreson të rikthehet në fushë gjatë muajit dhjetor. /Zëri