Sot, temperaturat deri në 14 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 5 gradë celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 9 e 14 gradë celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: