Dardanët i nisin përgatitjet për sfidat ndaj Izraelit dhe Irlandës

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Irlandës.

Në stërvitjen e parë morën pjesë 15 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit zhvilloi seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit.

"Atmosfera në kamp është shumë e mirë, me futbollistët që po punojnë me përkushtim dhe intensitet maksimal për dy sfidat e radhës", njofton FFK-ja.

Dardanët të shtunën do të përballen me Izraelin në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë në udhëtim ndaj Irlandës në ndeshjen e fundit në Grupin 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve. /Zëri