Rregulli i 10 sekondave e nervozon Flickun, Gordon e rrezikoi Barcelonën

Një zëvendësim në minutat e fundit të fitores së Barcelonës ndaj Atletico Madridit shkaktoi pakënaqësi te Hansi Flick.

Trajneri gjerman reagoi ashpër ndaj Anthony Gordonit, i cili po vonohej të largohej nga fusha në minutën e 86-të, kur në vend të tij u inkuadrua Karim Adeyemi.

Flick i kërkoi anglezit të përshpejtonte hapat, pasi rregullorja e re ndëshkon vonesat gjatë zëvendësimeve.

Sipas saj, futbollisti i zëvendësuar duhet të dalë nga fusha brenda 10 sekondave, përndryshe skuadra mbetet me dhjetë lojtarë për një minutë dhe zëvendësuesi nuk lejohet të hyjë menjëherë.

Kjo masë synon të eliminojë humbjen e kohës në fund të ndeshjeve.

Barcelona kështu shmangu një situatë potencialisht të rrezikshme, pasi në ato momente po mbronte epërsinë 2-1 ndaj Atletico Madridit.

Rregulli ishte aplikuar edhe në duelin Real Madrid – Inter, kur vonesa e Viniciusit bëri që Carreras të priste një minutë para se të futej në fushë. /Zëri