Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Fotografia zyrtare e Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është vendosur në Presidencë dhe në institucionet qendrore e lokale të vendit, si dhe në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës në mbarë botën.

Sipas njoftimit të Presidencës, shpërndarja e fotografisë është realizuar nga Departamenti i Protokollit të Shtetit, në përputhje me Rregulloren për kriteret e përzgjedhjes dhe vendosjes së fotografisë së Presidentit/es së Republikës së Kosovës.

“Ky proces është përmbyllur brenda afateve të përcaktuara dhe ka përfshirë institucionet qendrore dhe lokale, agjencitë shtetërore, institucionet e tjera përkatëse, si dhe misionet diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula është realizuar nga mjeshtri i fotografisë Arben Llapashtica.