299 raste me fruth në Kosovë, 30 të konfirmuara gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar 299 raste me fruth në vend gjatë periudhës 16 prill – 8 nëntor 2026, prej të cilave 30 janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit.

Sipas IKSHPK-së, rastet janë regjistruar në 23 komuna të Kosovës, ndërsa pjesa dërrmuese e të prekurve janë fëmijë.

Mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

Instituti ka bërë të ditur se gjatë këtij viti, në kuadër të vaksinimit plotësues, janë vaksinuar mbi 4 mijë e 69 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç.

IKSHPK u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të kontaktojnë ekipet e vaksinimit në rast se kanë mbetur pa marrë ndonjërën nga dozat e parapara.

Instituti ka paralajmëruar se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël.