Arrestohen dy persona në Pejë, fyen një femër dhe tre zyrtarë policorë
Janë arrestuar dy persona, pasi kanë fyer një femër dhe tre zyrtarë policorë në Pejë.
Sipas raportit të PK-së gjatë 24 orëve, rasti ka ndodhur dje (e diel) rreth orës 07:00.
Sipas policisë, të dyshuarit fillimisht kishin fyer një femër në një lokal me fjalë banale e më pas edhe tre zyrtarë policorë që kishin shkuar të merren me rastin.
Gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Gjatë transportit për në stacion policor, i dyshuari tjetër i ka kanosur zyrtarët policorë. Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport. /Zëri