Galatasaray në zi për Xhevat Prekazin: Nuk do të harrojmë kurrë

Klubi futbollistik, Galatasaray ka shprehur ngushëllime për humbjen e Xhevat Prekazit nga jeta i cili vdiç mbrëmë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi turk shprehi ngushëllimet familjes, të afërmve dhe të gjtihë atyre që e deshën.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e Xhevat Prekazit, i cili e gdhendi emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Galatasarayt dhe la gjurmë në kujtimet tona me aftësitë dhe karakterin e tij në futboll. Prekazi, i cili krijoi një brez tifozësh të Galatasarayt me golat e tij të paharrueshëm dhe gëzimin e papërshkrueshëm që solli, do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Nuk do t'ju harrojmë…

U shprehim ngushëllimet tona familjes, të afërmve të Cevad Prekazit dhe të gjithë atyre që e deshën. Zoti ia prehtë shpirtin”, thuhet në postim.

Prekazi kujtohet veçanërisht për golat e paharrueshëm dhe emocionet që u dhuroi tifozëve, duke e shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit turk, përveç kësaj një rrugë në Stamboll mbanë emrin e tij. /Zëri