Prekazi foli për problemet shëndetësore një muaj para vdekjes

Një takim mes dy legjendave të futbollit, Xhevat Prekazit dhe Dejan Saviqeviqit, po rikthehet me emocione të veçanta pas vdekjes së ish-futbollistit të Partizanit.

Takimi ishte realizuar rreth një muaj më parë në Ulqin, gjatë aktivitetit “Botërori i Miqësisë”, ku ishin mbledhur emra të njohur të futbollit nga ish-Jugosllavia.

Në bisedën me Saviqeviqin, Prekazi kishte treguar se kishte kryer një operacion në zemër 11 muaj më parë, ndërsa gjatë komunikimit ishte ankuar edhe për probleme me këtë organ.

Videoja e publikuar nga Telegrafi tani ka marrë një peshë krejt tjetër emocionale, pasi Prekazi vdiq në moshën 70-vjeçare, duke lënë pas kujtime të paharrueshme në futbollin evropian. /Zëri