Arrestohet i dyshuari që kanosi kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin

Është arrestuar i dyshuari i cili përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin.

Arrestimin e të dyshuarit për këtë rast e ka konfirmuar për teve1 Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social në mënyrë të përsëritur ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë ai.