Martohet Afrona Dika, publikon pamje nga ceremonia

Modelja e njohur shqiptare, Afrona Dika, i ka dhënë fund beqarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar disa fotografi dhe pamje nga ceremonia e martesës.

Ky është një moment i veçantë në jetën e modeles, e cila po përjeton edhe një tjetër gëzim, pasi është në pritje të bëhet nënë për herë të parë.