Befasi në Premierligë, Sunderlandi e mposht Chelsean

Sunderlandi ka shkaktuar befasi në Premierligë, duke e mposhtur Chelsean me rezultat 1-0 në “Stadium of Light”.

Vendasit e siguruan fitoren falë një penalltie të realizuar nga Enzo Le Fee në minutën e 35-të.

Ai ishte i saktë nga pika e bardhë, pasi Levi Colwill shkaktoi penallti me ndërhyrjen ndaj Brian Brobbeyt.

Chelsea tentoi të reagonte në pjesën e dytë, por skuadra e Xabi Alonsos nuk arriti të krijonte raste të mjaftueshme për të barazuar rezultatin.

Mysafirët ushtruan presion deri në fund, por as përpjekjet e tyre dhe as rastet në minutat shtesë nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Kjo ishte fitorja e parë e Sunderlandit pas tetë ndeshjeve në Premierligë, ndërsa skuadra regjistroi edhe fitoren e tretë radhazi ndaj Chelseat në përballjet e kampionatit, për herë të parë që nga viti 2001.

Në anën tjetër, Chelsea vazhdon formën e dobët në udhëtim, me vetëm dy fitore në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Sunderlandi tashmë ka tetë pikë në vendin e 18-të, derisa Chelsea është i pesti me 16 pikë.