Fermín López i rrëfen momentet e vështira: Kam qarë, nuk ndihesha i rëndësishëm te Barcelona

Rruga e Fermín Lópezit drejt ekipit të parë të Barcelonës nuk ishte aspak e lehtë.

Mesfushori spanjoll ka rrëfyer vështirësitë që përjetoi gjatë viteve të para në akademinë e klubit katalunas, ku shpesh kishte dyshime për të ardhmen e tij.

Fermín tregoi se mungesa e minutave dhe largësia nga familja ndikuan shumë në gjendjen e tij emocionale.

Ai kishte momente kur ndihej i pavlerësuar dhe nuk e shihte veten duke përparuar në të njëjtën mënyrë si bashkëmoshatarët e tij.

Megjithatë, futbollisti 23-vjeçar sot i sheh ato periudha si një mësim të rëndësishëm për karrierën dhe jetën.

Sipas tij, vështirësitë e ndihmuan të bëhej më i fortë, më këmbëngulës dhe të punonte edhe më shumë për ta realizuar ëndrrën e tij.

Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij pati edhe Xavi Hernandez, i cili i dha mundësinë të debutonte me ekipin e parë në vitin 2023 dhe besimin për të shfaqur cilësitë e tij.

Sot, Fermín i ka zhvilluar 150 ndeshje zyrtare me Barcelonën, duke shënuar 38 gola dhe dhënë 36 asistime. /Zëri