Vinicius reagon pas fitores së Real Madridit në Mestalla

Real Madridi mori një fitore bindëse 0-3 ndaj Valencias në Mestalla, por në këtë ndeshje mungoi Vinicius Junior, i cili ishte i pezulluar për shkak të suspendimit.

Sulmuesi brazilian nuk ishte as në Madrid, pasi ndodhej në Dubai për të përmbushur disa angazhime reklamuese të klubit. Megjithatë, ai e ndoqi me vëmendje paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij.

Pas përfundimit të ndeshjes, Vinicius reagoi në rrjetet sociale, duke komentuar publikimin e Real Madridit për fitoren. “Vamos!!!”, shkroi braziliani, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër. /Zëri