Messi shkruan historinë në MLS duke fituar “Këpucën e Artë” për herë të dytë radhazi

Lionel Messi i Inter Miamit fitoi të shtunën çmimin “Këpuca e Artë” në MLS për të dytin vit radhazi, pasi kampionët në fuqi u renditën të dytët në Konferencën Lindore, pas një barazimi 3-3 kundër Charlotte një ndeshje ku ata shpërdoruan shumë raste në ditën e fundit të sezonit të rregullt.

Superylli argjentinas nuk shënoi, por dha asistet për dy golat e parë në stadiumin e Miamit, të dyja pas goditjeve nga këndi, duke ndihmuar kështu klubin e tij të sigurojë avantazhin e fushës vendase për dy raundet e para të “playoff”-it.

26 golat e shënuar nga Messi këtë sezon mjaftuan që ai të bëhej fituesi i parë që e merr çmimin “Këpuca e Artë” në MLS për dy sezone radhazi.