Superliga e Kosovës vazhdon edhe me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës do të vazhdojë edhe me dy sfida interesante, në kuadër të xhiros së 13-të.

Sfida më interesante zhvillohet në Skënderaj, ku Drenica do të jetë nikoqir i kampionit te Kosovës, Dritës.

Vendasit synojnë të kthehen te rezultatet pozitive, njësoi si Drita, që në xhiron e fundit pësoi humbje në shtëpi nga rivali për titull, Prishtina.

Në anën tjetër, Prishtinën e pret një sfidë e “lehtë në letër” si mysafir i skuadrës jo në formë, Vushtrrisë.

“Bardhëkaltërit” kanë rastin e artë për t’u shkëputur sërish në krye mirëpo nuk duhet ta nënvlerësojnë Vushtrrinë, klub që thuhet se la mbrapa problemet e brendshme.

Të dy sfidat do të nisin nga ora 13:00.