Në protestën mbarëkombëtare në Prishtinë u kërkua shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës
Përpara i vendosën fjalët e prapa tyre i thërrisnin ato.
Zërin që s’ia dëgjoi kush edhe kur ndihmë kërkoi, Arlinda Zekaj, e lëshuan rrugëve të Prishtinës, marshuesit që të shtunën dolën për të kërkuar drejtësi për të e edhe për krejt gratë e tjera të vrara.
E gjersa ecnin për tek Ministria e Drejtësisë, letrat që iu drejtuan institucioneve të drejtësisë nga Arlinda, një nga një u lexuan.
Kur erdhën aty, dorëheqjen e ministres, Donika Gërvalla po, veç të njëjtën thirrje e patën edhe për dikë tjetër.
Prej aty udhë morën tek Këshilli Prokurorial, ku në shenjë revolte ndezën tymues të kuq. Më pas, jo shumë larg kësaj godine, u ndalën para stacionit të policisë, ku aty me zë zmadhues lëshuan bisedën e Arlindës, derisa lutej për siguri.
Pas kësaj, u lexuan edhe përjetimet e grave të tjera.
Pjesëmarrës ishte edhe vëllai i Erjona Coklit, që u vra nga ish bashkëshorti në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Ai tha se vitet e dënimit ndaj ish dhëndrit, s’mjaftojnë.
Protestën e kryen tek qeveria, e pos thirrjes për siguri, marshuesit patën edhe disa kërkesa.
Kritika mori edhe Avokati i Popullit.
Protesta të tilla u tha se do të organizohen sërish derisa të ketë siguri për gratë e gjalla e drejtësi për ato të vrarat. /klankosova