Zv.ministri turk viziton Xhaminë Qendrore që po ndërtohet në Prishtinë, me kapacitet për 14 mijë persona

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Ozel, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka vizituar vendpunishten ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës.

Ai është pritur nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët kanë informuar për projektin dhe ecurinë e punimeve.

Xhamia Qendrore e Prishtinës parashihet të jetë kompleksi më i madh i xhamive në Ballkan, me kapacitet për rreth 14 mijë persona.

Vizita e tij është bërë e ditur përmes një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.