Modric: Te Milani ndihem i dashur, nuk pata asnjë dyshim për të qëndruar

Luka Modric ka shpjeguar arsyet që e bindën të vazhdonte aventurën te Milani, pavarësisht zhgënjimit të sezonit të kaluar dhe faktit se tashmë është 41-vjeçar.

Në një intervistë për revistën “Sportweek”, mesfushori kroat ka treguar se bisedat me trajnerin Ruben Amorim dhe drejtuesit e klubit ishin vendimtare për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Ndjehem mirë, kam ende pasion, ambicie dhe forcë. Për sa kohë të ndihem kështu, dua të vazhdoj të luaj. Te Milani ndihem i dashur, të paktën aq sa e dua ende futbollin. Nuk pata asnjë dyshim këtë verë, pasi bisedova me Amorimin dhe klubin. Ata dëshironin që unë të qëndroja dhe unë kisha nevojë vetëm të ndihesha i dëshiruar”, deklaroi Modric.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2018 theksoi se Milani është skuadra e tij dhe se dëshiron të ndihmojë futbollistët e rinj të rriten, duke kontribuar me përvojën e tij në projektin e kuqezinjve. /Zëri