Mourinho e kopjon Luis Enriquen, trajneri i Real Madridit frymëzohet nga PSG-ja
José Mourinho po mendon ta aplikojë te Real Madridi një strategji të ngjashme me atë të Luis Enriques te Paris Saint-Germaini, sa i përket menaxhimit të minutave dhe ngarkesës fizike të futbollistëve.
Trajneri portugez dëshiron që skuadra e tij të arrijë në fazën vendimtare të sezonit me energjinë maksimale, duke shmangur lodhjen e tepërt të lojtarëve kryesorë.
Për këtë arsye, ai po planifikon një menaxhim individual të minutave, pushimeve dhe rikuperimit fizik.
Modeli i Luis Enriques te PSG-ja është një prej shembujve që e ka frymëzuar Mourinhon. Në Paris, edhe yjet e skuadrës nuk luajnë vazhdimisht, pasi trajneri spanjoll kujdeset për shpërndarjen e minutave gjatë sezonit.
Megjithatë, Mourinho e di se te Real Madridi është më e vështirë të zbatohet kjo strategji, për shkak të konkurrencës në La Liga dhe kërkesave të mëdha të kampionatit.
Synimi i tij është të gjejë ekuilibrin mes rezultateve dhe freskisë fizike të skuadrës. /Zëri