Prattipati takon komandantin e KFOR-it, theksohet rëndësia e ruajtjes së qetësisë në Kosovë

Engarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, në këtë takim është theksuar rëndësia e ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Takimi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook.